Insajderi
Insajderi

Ekskluzive | Arrestohen katër kontrabandistë e një doganier për ryshfet, Insajderi sjell detajet

Insajderi
14 October 2022 - 16:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive | Arrestohen katër kontrabandistë e një doganier për ryshfet, Insajderi sjell detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për muaj të tërë ishte vënë nën përgjim. Doganier Nebojsha Vucikivic kishte ndërtuar një zakon të marrjes së ryshfetit. Natën e mbrëmshme ai ra në pranga. Insajderi sjell detajet

Gazeta Insajderi

Fillimisht u mor informacioni se doganieri kosovar Nebojsha Vucikivic po merrte ryshfet për të lëshuar mallra të kontrabanduara që të hynin në territorin kosovar.

Një hetim kishte nisur, dhe një seri masash të fshehta ishin miratuar për të provuar këtë informacion. Për muaj të tërë, hetues nga Dogana e Kosovës dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit kishin përcjell këtë punonjës të shtetit.

Nebojsha Vucikivic kishte ndërtuar një zakon të pranimit të ryshfetit në shuma të ndryshme për të lejuar që mallrat e kontrabanduara të hynin derisa ai ishte në ndërrim. Krejt ky zakon i tij është ndërprerë natën e mbrëmshëm, kur ai është kapur në flagrancë në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Insajderi merr vesh se Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë urdhrin që ai mbrëmë të arrestohej dhe të dërgohej në mbajtje për 48 orë.

Por, nuk u arrestua i vetëm. Bashkë me të në pranga kanë rënë edhe 4 kosovarë, kryesisht nga regjioni i Ferizajt, që ishin lënë që të kalonin mallrat e kontrabanduara nga doganieri Vucikivic në këmbim të ryshfetit, por u ndaluan më vonë nga hetuesit e rastit të tij.

Deri tash as Dogana e Kosovës e as Policia e Kosovës nuk e kanë përmendur këtë rast në ndonjë komunikatë të tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark