×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Asamblist i VV-së, një gardian dhe një polic civil të përfshirë në një rrahje në një lokal në Gjilan

    Insajderi
    28 June 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Valdrin Bajrami ka qenë i përfshirë si dëshmitar në një përleshje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në qytetin e Gjilanit. Ai e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi duke thënë se ka ndërhy në përleshje për t’i ndarë dy familjet të cilët janë përleshur. Insajderi mëson se pjesë e kësaj rrahje ka qenë edhe një gardian dhe një polic civil. Rasti është duke fshehur nga Policia e Kosovës. Insajderi ju sjell detajet.

    Të shtunën në mesnatë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në një klub nate në qytetin e Gjilanit.

    Insajderi ka mësuar se personat e përfshirë në rrahje janë një asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një gardian nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Sipas burimeve të Gazetës, asamblisti i Vetëvendosjes Valdrin Bajrami ka qenë i përfshirë në këtë rrahje.

    Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bajrami në një prononcim për Gazetën Insajderi.

    Ai tha qe ka qenë në vendin kur ka ndodhur rrahja. Por, sipas tij ai ka qenë i përfshirë si dëshmitar duke bërë përpjekje për t’i ndarë dy palët që kanë qenë të përfshira në përleshje.

    “Unë e kam  dhënë atë procedurën time si dëshmitar dhe i jetë gjyqit me vendos. Të dy familje te dinë që jam vetëm dëshmitar dhe ajo pjesa e dëmtuar edhe këta. Unë kam qenë si dëshmitar dhe në pjesën e ndarjes për mos më u bo më e madhe. Të dy familjet e dinë që unë skam kurgjo me ta”, u shporeh Bajrami.

    Po ashtu ky burim i tha Insajderit se pjesë e kësaj rrahje ka qenë  edhe gardiani me inicialet D.R ( emër i njohur për redaksinë) i cili punon në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Nga burimet jo zyrtare mësohet se ai ka nxjerrë edhe armën gjatë përleshjes.

    Personi tjetër i përfshirë në këtë përleshje sipas këtij burimi është S.R, si dhe një polic civil.

    Ky rast është duke u fshehur nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë raportuar asgjë në raportin 24 orësh. Po ashtu Insjajderi ka provuar të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës por ata kanë thënë se nuk kanë informacione për një incident të tillë.

    Ndonëse po tentohet të fshihet si rast, Gazeta posedon video dëshmi nga kjo përleshje.

    VIDEO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark