×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ekskluzive: Bashkë me Mujkën është arrestuar edhe ish-drejtori i Kadastrit në Mitrovicë

    Insajderi
    14 July 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se përveç arrestimit të Faruk Mujkut, kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” është arrestuar edhe një zyrtar tjetër.

    Siç bëjnë me dije burime të Insajderit pranë Prokurorisë, bashkë me Mujkun është arrestuar edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.

    Muzliukaj tash është këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

    Hysen Muzlikuaj

    Ndërkohë, Mujku po dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive sa ishte nënkryetar i Mitrovicës nga radhët e LVV-së.

    Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë njëherit aktivisti i kësaj partie, Faruk Mujku ishte emëruar Kryeshef Ekzekutvi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark