×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Detajet e “negociatave të natës” mes LDK-së e PDK-së për Prishtinë

    Insajderi
    04 January 2022 - 19:00

    Edhe pse ka mbetur vetëm edhe një ditë para se të votohet për kryesuesin e Kuvendit Komunal, LDK e PDK ende janë në negociata për ndarjen e tortës së pushtetit në qeverisjen lokale.

    Këto negociata janë duke vazhduar edhe gjatë kësaj mbrëmje.

    Gazeta Insajderi mëson se PDK ka kërkuar nënkryetarin dhe pesë drejtori. Atë të Inspeksionit, Planifikimin Strategjik, Arsimin, Shërbimet Publike dhe Kulturën.

    Mirëpo, LDK ka refuzuar kërkesën e PDK-se për dy drejtori.

    “LDK ka refuzuar kërkesën e PDK-së për marrjen e drejtorisë së Kulturës dhe të Arsimit”, ka thënë ky burim për Insajderin.

    PDK ka shpërfillur refuzimin e LDK-se dhe është ngulur këmbë në negociata që edhe këto dy drejtori t’i barten PDK-së.

    Nesër pritet të votohet kryesuesi i Kuvendit Komunal por nëse dështojnë negociatat në mes LDK-PDK dhe nuk votohet kryesuesi i Kuvendit. atëherë komuna e Prishtinës shkon në zgjedhje për asamble komunale.

    Përparim Rama në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kishte fituar 40 mijë e 658 vota përballë Arben Vitisë i cili kishte marrë vetëm 38 mijë e 958 vota.

    LDK e PDK ende nuk folur për media lidhur me negociatat e fshehta mes tyre /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark