×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ekskluzive: Iljasa Fazliu që u avancua nga Pranvera Zejnullahu nuk posedon licencë të logopedit

    Insajderi
    27 November 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iljasa Fazliu, logopedi nga Gjilani emri i të cilit u lakua në media mjaft shumë pas raportimit të Insajderit rezulton të mos ketë licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës. Fazliu në videon e publikuar nga Insajderi dëgjohet teksa shan e ofendon një vajzë të mitur në ordinancën e tij AAR Logo+.

    Iljasa Fazliu, përsoni më i famshëm gjatë ditës së sotshme, ka punuar me vite të tëra si logoped pa pasur fare licencë për të kryer këtë shërbim. Askush nuk e ka pënguar që të përfitoj financarisht kundërligjshëm, duke kryer shërbime mjekësore pa licencë.

    Madje ka ndodhur e kundërta. Ai është shpërblyer nga Pranvera Zejnullahu, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së QKUK’së. Është avancuar në pozitë në muajin shtator të këtij viti. Është bërë shef i shërbimeve logopedike në QKUK.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Odën e Infermierëve të Kosovës dhe në përgjigjien e tyre për mediumin thuhet se ai nuk nuk ka licence dhe as nuk figuron në databazen e Odës së Infermierëve të Kosovës.

    ”Ju njoftojmë se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves.Andaj, derisa nuk ka licence tek OIK, pergjegjesia per masa tejkalon domenin e OIK”, thuhet në përgjigjien e OIK-së për Insajderin.

    I njëjti logoped, Insajderi mëson se në shtator të këtij viti është emëruar si  ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

    Insajderi ka siguruar edhe dokumentet:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark