Insajderi
Lajme

Ekskluzive | Insajderi sjell emrat e të arrestuarve për bixhoz ilegal në Junik

Insajderi
12 February 2026 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive | Insajderi sjell emrat e të arrestuarve për bixhoz ilegal në Junik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se personat e ndaluar janë: Arbër Kuqi, Elton Idrizaj, Erjon Gagjeri, Sahit Kurama, Arbër Fetaj, Arlind Gjocaj, Eliot Pukaj, Elton Krasniqi, Bajram Shaboviq, Agnez Binaku, Bekim Husaj, Agron Aliaj.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Nikçi, i cili bëri të ditur se gjatë aksionit janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

“Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, tha Nikçi për Insajderin.

Rasti ka ndodhur në Junik, ndërsa ndaj të dyshuarve pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark