×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Këta janë emrat e të arrestuarve në operacionin “Brezovica”

    Insajderi
    22 December 2021 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ka siguruar emrat e personave të arrestuar në operacionin “Brezovica” të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe ndotje e degradim të mjedisit.

    Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të martën kanë zhvilluar një aksion në dymbëdhjetë lokacione, ku janë arrestuar dhjetë persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe ndotje e degradim të mjedisit.

    Insjaderi ka arritur të siguroj emrat e disa nga personat e arrestuar.

    Personat e arrestuar janë: Bratislav Nikolic, Sasa  Milosavljevic, Dimitrije Raicevic, Sasa Spasic, Hysni Bajrami, Riad Hsani, Raif Bajrami, Dragomir Mihajloviç dhe Blerim Imeri.

    Lidhur me këta persona, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.N.,D.R., D.M.,H.B.,S.M.,R.B., R.H.,B.I., S.S., dhe J.K, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri B.N., nga viti 2014 deri në tetor 2018, në Shtërpcë, si person zyrtar – Kryetar i Komunës së Shtërpcës, ka marr para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, për të cilin Prokuroria po dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark