×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Ekskluzive: Ky është biznesmeni i arrestuar për mashtrim, Insajderi sjell dosjen e plotë

    Insajderi
    25 October 2021 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së sotme, në një aksion të Policisë së Kosovës është arrestuar një biznismen për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

    Gazeta Insajderi merr vesh se biznismeni në fjalë është Liman Buzuku, i cili sipas njoftimit në pozitën e drejtorit të kompanisë “Matkos”, ka përdorur dokumente të falsifikuara në aplikimin e një tenderi të zhvilluar nga Komuna e Drenasit me datë 05.05.2021.

    Biznismeni Limon Buzuku, dyshohet se ka falsifikuar referencën për kompaninë, “Matkos Pharm SH.P.K” të lëshuar kinse nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, për një kontratë në vlerë 56 mijë euro.

    Buzuku, dyshohet se këtë referencë false e ka përdorur në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga Komuna e Drenasit me datë 05.05.2021.

    Qendra Kryesore e Mjekësis Familjare në Suharekë, përmes një njoftimi ka zbuluar se dokumenti i paraqitur nga Limon Buzuku nuk është protokoluar nga Zyra Juridike e këtij institucioni, dhe i njëjti nuk përmban stemën dhe nuk figuron si dokument zyrtar i lëshuar nga QKMF – Suharekë.

    Referenca që dyshohet se është falsifikuar nga QKMF – Suharekë, e cila u përdor në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Komuna e Drenasit.

    Referenca e Matkos PHARM e lëshuar nga TRIDENT SHPK, ku kjo dyshohet të jetë e falsifikuar

    Pergjigja nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka dyshuar në referencën e lëshuar nga TRIDENT shpk me nr unik 811379719 të datës 30.11.2020, me të cilën ka paraqitë ne dosjen e ofertës e cila ka vlerë prej 306.000.00€ ku AVONET ka kërkuar të bëhet verifikimi i transaksioneve ndërmjet MATKOS PHARM shpk dhe TRIDENT shpk, ku pas verifikimit të transaksioneve nga ATK për dy opertaoret ekonomik, nga kjo vizit e zyrtarëve të ATK del si e gjeturë se: “Pas verifikimit të transaksioneve ndërmejt bizneseve MATKOS PHARM shpk dhe TRIDENT shpk nuk kemi mundur të gjejmë ndonj transaksion të realizuar ndërmjet këtyre dy bizneseve, ndërsa sipas gjendjes se përgjithshme tatimpaguesi TRIDEN SHPK të gjitha deklarimet i ka me zero”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark