×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ekskluzive | Operacioni i madh: Arreston 8 doganierë e një polic

    Insajderi
    18 November 2023 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Insajderi merr vesh se gjatë natës dhe sot në mëngjes është zhvilluar një operacion i madh ku janë arrestuar 8 doganierë e një polic.

    Ata dyshohen për keqpërdorim te detyrës.

    Operacionin, sic merr vesh Insajderi, e ka udhëhequr Prokuroria Speciale. Burimet i kane thëne Insajderit se janë bastisur edhe 15 lokacione, te ndërlidhura me te arrestuarit.

    Ndryshe për bastisje në veri lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.

    Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Se a ka të arrestuar nuk edi . Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”,tha ai për Insjaderin.

    Insajderi do të iu mbaj të informuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark