16:13 - 04 Nëntor 2022

Në mesin e personave të intervistuar nga policia me autorizim të prokurorisë themelore të Pejës është edhe menaxherja e shtëpisë “Orenda”, Vera Kolgjeraj. Vendimi për intervistimin e saj është lëshuar para pak minutash merr vesh Insajderi nga burime të sigurta. Kolgjeraj përveç menaxhere në këtë qendër punon si zyrtare e shërbimeve sociale dhe familjare edhe në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.

Gazeta Insajderi pak më herët raportoi se Vera Kolgjeraj e cila punon si menaxhere në “Orenda” është edhe zyrtare e shërbimeve sociale dhe familjare në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.

Sipas burimeve të Insajderit, ajo ka qenë e njoftuar për të gjitha zhvillimet brenda kësaj qendre.

Burimet e Insajderit thanë se Kolgjeraj ka shërbyer edhe gjatë vitit 2021 por edhe gjatë vitit 2022 në Qendër, dhe e njëjta kishe sjellje agresive me stafin. Bazuar në këto burime, ajo kishte larguar infermiere nga vendi i punës edhe në rast se ishte e përfshirë vet në ndonjë “skandal”.

Ajo është marrë në pyetje nga Policia merr vesh nga burime të sigurta Gazeta Insajderi.

Insajderi ka siguruar dokumentin e autorizimit nga organet e rendit për intervistimin e Kolgjerajt