×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Ekskluzive | Sillet nga Shqipëria ne Kosovë pronari i strip-klubit që u denoncua nga balerinat- Insajderi sjell detaje tronditëse nga dosja

    Insajderi
    16 December 2024 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja”, Dodë Rica, u denoncua nga balerinat që punonin në strip-clubin e tij në Prishtinë. Rica është ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë.

    Gazeta Insajderi mëson ekskluzivisht se ndaj Ricës po mbahet seanca në gjykatë, ku pritet të shkojë në paraburgim.

    Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka parë Insajderi, thuhet se balerinat nga shtete të ndryshme si Serbia, Panamaja dhe Kolumbia janë detyruar në lokalin ‘Cyborg Club’ Strip që të shoqërojnë klientët për pije dhe kundër vullnetit të tyre të preken në pjesë intime.

    “…Që përveç vallëzimit janë detyruar që t’i shoqërojnë klientët për pije në tavolina dhe kundër vullnetit-dëshirës se tyre janë lejuar që të njëjtat te preken edhe ne pjesët intime te trupit, ashtu që i pandehuri Dodë Rica ka pasur rol aktiv si pronar  i biznesit në atë lokal, e përkatësisht në punësimin e punëtoreve-valltareve duke siguruar, duke komunikuar me to, duke i dërguar ftesa, duke e bërë të mundur sjelljen e femrave për në Cyborg Club”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

    Siç mëson Insajderi, Rica i kishte “joshur” balerinat nga shtetet e ndryshme se do të fitonin prej 500 deri në 1800 euro në muaj në Kosovë, duke ua shfrytëzuar gjendjen ekonomiko-sociale. Sipas Prokurorisë, në mënyrë që të përfitojnë më shumë nga klientët, Rica i kishte obliguar të zhvishen tërësisht.

    Ai ua kishte kufizuar edhe lirinë e lëvizjes, duke ju marrë pasaportat.

    “…Duke bërë shfrytëzimin e tyre me anë të detyrimit kanë shoqëruar klient nëpër tavolina të zhveshur në pjesët e sipërme të trupit por për të përfituar më shumë nga këto klientë janë detyruar të zhveshën edhe komplet, duke i kufizuar lirinë e lëvizjes, duke ju marr pasaportat, duke e kafshuar njërën nga viktimën në lokal nga një klientë,  madje duke bërë seks oral vetë i pandehuri me viktimën C.L kundër vullnetit të saj”, thuhet ndër të tjera.

    Këtë operacion e ka udhëhequr Shefi i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Bashkim Zeqaj.

    Gjykata në Shqipëri vendosi të ekstradojë Ricën. Pas denoncimit të balerinave në Prishtinë, ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

    Ai u arrestua në gusht në qytetin e Durrësit. Gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se e ushtronte biznes të ligjshëm prej dhjetë vitesh në Kosovë në një klub nate, dhe në Shqipëri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark