×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Sulmohet fizikisht kryetari i BIK-ut në Viti

    Insajderi
    25 January 2022 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Husamedin Hoxha, kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti është sulmuar fizikisht sot paradite në zyrën e tij. Insajderi merr vesh se ai është sulmuar fizikisht nga një imam i cili është kundërshtar i tij dhe ka për synim të zë vendin e tij në BIK.

    Rastin e ka konfirmuar për Insjaderin edhe vetë kryetari Husamedin Hoxha i cili tha se e ka lajmëruar rastin në polici.

    “Rastin e kam lajmru në polici të Vities. Aty i keni të gjitha informacionet. Deklaratën e kam dhënë në orën 11”.

    Hoxha përshkruan se si u sulmua në zyrën e tij. Ai thotë se ka pasur sulm fizik ku është kalur për fyti nga I dyshuari

    “Ai ka ardh në zyrën time dhe ma ka ngjit për fyti. Kemi pas kacafytje, unë jam kryetar I këshillit dhe s’mundem me u bo arrogant në këso raste” ka thënë ai.

    Insajderi ka kontaktuar edhe policinë të cilët pritet qe ta konfirmojnë rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark