×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ekskluzvie: Këta janë biznesmenët shqiptar që u arrestuan për skandalin “Brezovica’

    Insajderi
    22 December 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rastin e madh të korrupsionit i njohur si “Brezovica”, ku ish kryetari i komunës së Shtërpcës  Bratislav Nikoliç, u arrestua bashkë me 10 persona tjerë për përfitime mbi miliona euro në këmbim të lejeve ndërtimore në këtë zonë turistike.

    Gazeta Insajderi, ka sigurur emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në këtë skandal.

    Riad Hasani është biznesmen nga Podujeva. Blerim Imeri një biznesmen tjetër nga Shkupi por që banon në Fushë Kosovë. Në këtë aksion është arrestuar edhe Hysni Bajrami, sipas burimeve të Insajderit ai ka punuar si inspektor në Komunën e Shtërpcës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pak më herët Gazeta raportoi se të arrestuarit janë Bratislav Nikolic, Sasa Milosavljevic, Dimitrije Raicevic, Sasa Spasic, Hysni Bajrami, Riad Hsani, Raif Bajrami dhe Blerim Imeri.

    Pak më herët Gazeta raportoi se i arrestuar për korrupsion në rastin “Brezovica” është edhe Sasa Milosavljevic Drejtor i Kadastrit, në komunën e Shtërpcës.

    Ai dyshohet për dy vepra penale “Marrje e Ryshfetit” dhe ‘Ushtrimi i ndikimit’, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas Prokurorisë Milosavljevic dyshohet, se nga viti 2011-2016, si Drejtor i Kadastrit në komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim përfitimit të pasurisë për vete. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark