×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ekskluzive: Ky është krahu i djathtë i ish-bosit të Brezovicës, merrte ryshfet para e dhurata të shtrenjta

    Insajderi
    22 December 2021 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rastin e madh të korrpsionit i njohur si “Brezovica”, përveç ish-kryetarit Bratislav Nikoliç, i arrestur është edhe krahu i tij i djathtë, Drejtori i Kadastrit.

    Gazeta Insajderi merr vesh se i arrestuar për korrupsion në rastin “Brezovica” është edhe Sasa Milosavljevic Drejtor i Kadastrit, në komunën e Shtërpcës.

    Ai dyshohet për dy vepra penale “Marrje e Ryshfetit” dhe ‘Ushtrimi i ndikimit’, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas Prokurorisë Milosavljevic dyshohet, se nga viti 2011-2016, si Drejtor i Kadastrit në komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim përfitimit të pasurisë për vete.

    Ai dyshohet se ka pranuar para dhe dhurata të tjerë në kundërshtim me detyrat e tij si zyrtarë publik, duke përgatitur dokumente  në këmbim të parave dhe dhuratave tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    “I njëjti,  në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para dhe dhurata, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare lidhur me përgatitjen e dokumentacionit për regjistrim të parcelave kadastrale, me këtë do të ketë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Milosavljevic, dyshohet se ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë para dhe dhurata me qëllim që të ushtroj ndikim të papërshtatshëm në vendimmarrjen e personit zyrtar – Drejtorit të urbanizmit, me këtë do të kryente veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit’.

    Drejtorit të Kadastrit Sasa Milosavljevic, policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë sekuestruar edhe armë.

    “I pandehuri S.M., ka poseduar armën në kundërshtimin me nenin 5 të Ligjit mbi armët numër 05/L-022, në atë mënyrë me rastin e urdhër kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një revole e tipit TT  me numër serik C-102173 dhe 18 fishek dhe një pushkë gjuetie me numër serik B-21388 me 21 fishek , të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    I njëjti ka qenë deputet iKuvendit të Kosovës nga viti 2014 deri në vitin 2017.

    Përveç tij, Insajderi raportoi se të arrestuar janë edhe Bratislav Nikolic, Sasa  Milosavljevic, Dimitrije Raicevic, Sasa Spasic, Hysni Bajrami, Riad Hsani, Raif Bajrami dhe Blerim Imeri.

    Lidhur me këta persona, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark