Ekspertët: Situata e sigurisë mund të eskaloj pas provokimeve serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët: Situata e sigurisë mund të eskaloj pas provokimeve serbe

    Insajderi
    20 January 2017 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas ngritjes së tensioneve në vend, si rezultat i provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që gjendja e sigurisë në Kosovë të eskalojë.

    Kështu kanë vlerësuar ekspertët e sigurisë në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është mos konsolidimi i shtetit të Kosovës.

    Sipas tyre, situata e fundit në veri të Mitrovicës nuk paraqet vetëm rrezikun nga Serbia, por edhe nga mbështetja e Rusisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë është mjaft e tensionuar.

    Por për dallim prej tyre, përfaqësues të policisë së Kosovës në veri kanë thënë se situata në Mitrovicë aktualisht është e qetë.

    Ndërkaq përfaqësuesit e KFOR-it kanë thënë se janë të gatshëm të intervenojnë në çfarëdo situate.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark