Eksperti gjerman: S’e di pse ShBA-ja e BE-ja nuk shkojnë me atë që ishte politikë në vitin 2017, rreth dialogut Kosovë-Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eksperti gjerman: S’e di pse ShBA-ja e BE-ja nuk shkojnë me atë që ishte politikë në vitin 2017, rreth dialogut Kosovë-Serbi

    Insajderi
    03 January 2023 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, ka thënë se perëndimi duhet të shkojë direkt me atë që ka qenë politikë nga viti 2017, negociatat për marrëveshje finale e gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në një prononcim për Klan Kosova, ai i ka bërë këto deklarata pas zhvillimeve në veri dhe vendosjes së barrikave në disa pika atje.

    Ai ka thënë se është skeptik për “propozimin e përkohshëm”.

    “Mbetem thellë skeptik për racionalitetin politik që është prapa propozimit të përkohshëm – të ndërmjetshëm për marrëveshje. S’e di pse BE dhe SHBA, nuk shkojnë direkt me atë që ishte politikë zyrtare prej 2017-ës, e që është negocimi për ujdi finale e gjithëpërfshirëse.” – tha ai.

    Në fund, Weber ka thënë se nëse ndërkombëtarët nuk kanë levat e mjaftueshme ndaj Serbisë, atëherë vështirë se mund të ketë pajtim për “një propozim të përkohshëm”.

    “Nëse arsyeja është që Perëndimi s’ka levat e mjaftueshme ndaj Serbisë, atëherë dyshoj që Brukseli e Uashingtoni, do menaxhojnë të pajtohen për një propozim të përkohshëm.” – tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark