×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Hana, apo?”, dy deputetët korisin Jahja Kokajn, nuk e dinë përgjigjen e një pyetje të thjeshtë

    Insajderi
    03 January 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Valon Ramadani dhe Arber Rexhaj nuk e përfaqësuan dinjitetshëm njohësin e gjithësisë dhe universit, Jahja Kokajn, shkruan Insajderi.

    Dyshja Ramadani – Rexhepi nuk e kishin idenë se kush është ylli më i afërt me planetin Tokë.

    Përgjigja e deputetit Arber Rexhajt ishte se hëna është ylli më i afërt me tokën.

    “Nuk e di nëse konsiderohet hana” – tha Rexhaj për Periskopin.

    Përveç që nuk ishte i saktë, me këtë përgjigje ai tregoi se nuk ka njohuri që hëna është satelit i tokës, dhe jo yll.

    Në anën tjetër, Valon Ramadani shkoi në “veri”. Ai përmendi yllin polar.

    Ramadani shtoi se për këtë do ta pyes deputetin që e ka afër, duke aluduar në profesorin e fizikës Jahja Kokën.

    “Kush, ylli më i lartë që doket është ylli polar, po cili është më i saktë nuk e di, duhet me vetë deputetin që e kom afër” – tha Valon Ramadani.  

    Kujtojmë se, Kokaj kishte aluduar se ylli Polar dikur ishte quajtur ylli Shaban.

    “Kurse Ylli Polar na shërben për orientim falë faktit se boshti i tokës është konstant, por pas 13 mijë vjetësh ndërron ai drejtim në vend të Yllit Polar ka qenë ylli Shaban kurse në të ardhmen do të jetë një yll tjetër i quajtur Vega pas 13 mijë vjetësh”, kishte thënë deputeti i VV-së në seancë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark