Insajderi
Botë

Eksperti: Kosova iu bashkua Kinës e Bangladeshit kur ndaloi prodhimin e kriptovalutave

Insajderi
12 January 2022 - 10:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eksperti: Kosova iu bashkua Kinës e Bangladeshit kur ndaloi prodhimin e kriptovalutave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave ka bërë bujë në të gjithë botën dhe ka zënë faqet e mediave më të mëdha botërore si lajm.

Lidhur me një vendim të tillë ka reaguar, Graham Cluley, një ekspert i sigurisë kibernetike. Ai ka thënë se me një vendim të tillë, Kosova i është bashkuar Kinës, Algjerisë, Bangladeshit e shumë vendeve të tjera që kanë ndaluar procesin e emëruar si “mining”.

“Kosova i bashkohet Kinës, Algjerisë, Bangladeshit, Egjiptit, Irakut, Marokut, Katarit, Tunizisë, etj duke ndaluar prodhimin e kriptovalutave”, ka shkruar ai.
Cluley tutje ka ironizuar duke thënë se sa kohë do të duhet që këto shtete të ndalojnë edhe antivirusët “Norton 360” dhe “Avira”.

“Sa gjatë do të shkojë deri kur këto vende të ndalojnë gjithashtu edhe Norton 360 dhe Avira”, ka përfunduar Cluley, i cili ka një numër shumë të madh ndjekësish në “Twitter”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark