“Ekstazia e Mujecit i ka bërë me halucinacione”, Mërgim Lushtakut godet VV-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ekstazia e Mujecit i ka bërë me halucinacione”, Mërgim Lushtakut godet VV-në

    Insajderi
    10 February 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve që u mbajten me 9 shkurt.

    Në statusin e tij Lushtaku ka falënderuar votuesit dhe ata që kanë dënuar VV-në në zgjedhje. Ai ka shkruar se xhipat e zi nuk e ndihmuna Kurtin e as milionat e Nagip Krasniqit e MArtin Berishajt.

    Lushtaku ka shkruar se: ekstazia e asambleistit të tyre Mujeci i ka bërë me halucinacione

    “Xhipat e zinj dhe veturat zyrtare nuk e ndihmuan, as milionat e Nagipit e të Martinit nuk e ndihmuan. Me gjasë ekstazia e asambleistit të tyre Mujeci i ka bërë me halucinacione. Festonin dhe ofendonin, edhe pasi humbën shumicën që kishin pas dikur. Ai vazhdoi me të njëjtën gjuhë urrejtjeje, i quajti hajvana familjet e mbi 400 mijë votuesve, të tjerët rreth tij na shanë e ofenduan. Frustrimi i tyre është i madh dhe frika që do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, edhe më e madhe”, ka shkruar ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Mbi 200,000 zemra e mendje u rreshtuan me ne për një Kosovë më të mirë, e në total mbi 400,000 shqiptarë dënuan një pushtet që për 4 vjet prodhoi vetëm skandale, ndërsa për 30 ditë të fushatës ushqeu urrejtje, përçarje e vëllavrasje.

    Xhipat e zinj dhe veturat zyrtare nuk e ndihmuan, as milionat e Nagipit e të Martinit nuk e ndihmuan.Me gjasë ekstazia e asambleistit të tyre Mujeci i ka bërë me halucinacione. Festonin dhe ofendonin, edhe pasi humbën shumicën që kishin pas dikur.

    Ai vazhdoi me të njëjtën gjuhë urrejtjeje, i quajti hajvana familjet e mbi 400 mijë votuesve, të tjerët rreth tij na shanë e ofenduan. Frustrimi i tyre është i madh dhe frika që do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, edhe më e madhe.

    Rezultatet i vonuan, tentuan edhe ti manipulojnë, e sistemi kinse ju dështoi siç dështuan vet.

    Ama, një gjë është e sigurt, populli i dha shumicë parlamentare opozitës.

    Kosova meriton shumë më shumë, dhe do të bëhet #MaMirë!

    Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj.

    Gjithmonë, me ju dhe për ju! ❤️


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark