×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet në Kosovë i kërkuari për 200 kilogramë drogë

    Insajderi
    06 February 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet belge kanë ekstraduar të premten pasdite në Kosovë, Bujar Smakën i kërkuar që viti 2012, për përfshirje në trafikim të një sasie prej 200 kilogram drogë, raporton Insajderi.

    I ekstraduari Bujar Smaka kishte arritur që t’i ikte Policisë së Kosovës gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Merdarë më 12 korrik 2012. Dhjetë shokët e tij ishin arrestuar.

    “Me kërkesë të shtetit të Kosovës…, është ekstraduar i dyshuari mashkull i cili me datën e cekur më lart ka qen i arrestuar së bashku me 10 të dyshuar tjerë”, ka thënë policia në një komunikatë.

    Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

    Policia kishte zbuluar muaj më parë se Bujar Smaka fshihej në Belgjikë. Pas njoftimit që I kishte bërë shtetit belg, i dyshuari ishte arrestuar./ Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark