Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e shtetasit të Maqedonia e Veriut, me inicialet B.L., nga Republika e Kosovës për në Maqedoninë e Veriut.
I njëjti po kërkohej nga Interpol për veprën penale “Vrasje”.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më datë 04.03.2026 ka realizuar ekstradimin e shtetasit të Maqedonia e Veriut, me inicialet B.L., nga Republika e Kosovës për në Maqedoninë e Veriut“
“Personi në fjalë ishte arrestuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, pasi që kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vrasje”, si dhe dyshohej se i ishte shmangur drejtësisë“.
Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.