Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 25-vjeçari i akuzuar për tentim vrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 25-vjeçari i akuzuar për tentim vrasje

    Insajderi
    14 June 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 25-vjeçar, shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga Spanja, i cili akuzohet për tentim vrasje.

    Rasti ka ndodhur në Kukës më 2023-ën, e që sipas policisë, i dyshuari në një lokal në lagjen nr. 5 në Kukës, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me mjet prerës, viktimën A. E.

    “Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi: S. C., 25 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë

    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””.

    ‘Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E.”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark