I ekstraduari për krime lufte është shtetas i Serbisë i nacionalitetit rom - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I ekstraduari për krime lufte është shtetas i Serbisë i nacionalitetit rom

    Insajderi
    12 December 2016 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se personi S. B. ndaj të cilit sot është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nën dyshimin e bazuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë, është shtetas serb i nacionalitetit rom.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, S. B. është ekstraduar nga Bosnja e Hercegovina  sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së  Kosovës-prokurori i EULEX-it.

    S. B. bashkë me I.R. i cili është i dënuar, si dhe persona tjerë, akuzohen se, si anëtarë të forcave paramilitare serbe, kanë marrë pjesë në rrahje dhe tortura të qytetarëve shqiptarë të mbledhur në një stacion të autobusëve në Fushë-Kosovë, më 25 mars 1999”.

    Gjykata thotë se, të pandehurit ishin të veshur me uniforma paramilitare dhe ishin të armatosur me pushkë automatike. Kishin ardhur në vend-ngjarje ku kishin rrethuar civilët, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ata i rrahën dhe torturuan burrat të cilët më vonë ishin gjetur në vendngjarje. Disa prej meshkujve që ishin rrahur u urdhëruan që të hipin në një veturë të blinduar dhe ishin dërguar në drejtim të panjohur. Haki Bajrami i cili ishte ndarë nga grupi dhe ishte rrëmbyer. Trupi i tij ishte gjetur në një varrezë masive në Dragodan dhe ishte identifikuar me dt.17.08.2000./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark