Insajderi
Lajme

Ekstremisti i djathtë britanik: Mos u jepni azil shqiptarëve

Insajderi
04 June 2016 - 17:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, i ekstremit të djathtë (UKIP), Nigel Farage, ka thënë se nëse kërkesa e azilit për 18 shqiptarët e kapur duke e kaluar ilegalisht Kanalin e Anglisë përmes anijes do të pranohet, atëherë plazhet britanike do të mbushen me trupa emigrantësh të mbytur.

Dialy Mail citon Farage të këtë thënë: “Nëse u japim statusin e azilantit shqiptarëve, vendi i të cilëve do të jetë një anëtar i BE-së në të ardhmen, ne u japim një ndihmesë të madhe edhe trafikantëve të emigrantëve”, tha ai, transmeton Express.

Deklarata erdhi pasi kërkesës që 5 nga 18 shqiptarët e gomones së bllokuar në mes të detit kanë kërkuar azil në vend. Gjithashtu u vendos që 13 të tjerët të dëbohen.

Nga ana tjetër e bregut, në komunën e Dieppe në Francë, rreth 150 emigrantë shqiptarë kanë ngritur një kamp në kushte tejet të vështira.

Sipas medieve në Britaninë e Madhe, që prej vitit 2008 janë regjistruar më shumë se 4500 kërkesa për azil nga shqiptarët. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark