“Ekzekutimi i 31 shqiptarëve në Mitrovicë – Në krye të aksionit ishte Oliver Ivanoviqi” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ekzekutimi i 31 shqiptarëve në Mitrovicë – Në krye të aksionit ishte Oliver Ivanoviqi”

    Insajderi
    17 January 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij. Por, Kurti harroi ditën e 14 prillit të 99’ës, ku sipas dëshmitarëve 31 shqiptarë u vranë mizorisht nga dora e Ivanoviqit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rrëfimi i banorëve të Mitrovicës për vrasjet e shqiptarëve nga aksioni i Ivanoviqit.

    Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e tyre.

    Për këtë krim, ata vazhdojnë ta fajësojnë shtetin serb, ndërsa në krye të aksionit, thonë se ishte Oliver Ivanoviq.

    Sipas dëshmitarëve, aksionin ku u vranë 31 shqiptarët në Mitrovicë, e udhëhoqi Oliver Ivanoviq.

    Dhimbja për familjarët e vrarë nga serbët në luftë, është ende e madhe.

    Pikërisht në këtë vend, Tefik Sejdiu, i ka kujtimet e fundit me babain, axhën dhe djalin e tij.

    Ismet, Rexhep, e Mustafë Sejdiu, ishin në mesin e 31 kosovarëve, të cilët mesditën e 14 prillit të vitit 1999, u ekzekutuan në këtë vend, që njihet si Rruga e Kovaçëve në Mitrovicë.

    Tefiku atëkohë 14 vjeçar, e mbanë në mend në detaje, ditën kur forcat serbe, e rrethuan ndërtesën e tyre.

    Tefik Sejdiu, shpresonte që babai i tij, Ismeti, do të shpëtonte nga duart e forcave serbe.

    Por, edhe Ismet Sejdiu, pati fatin e njëjtë me vëllain dhe nipin.

    E pasi i mblodhën meshkujt e kësaj lagje, ata i shtrinë me duart pas koke në këtë vend.

    Por, përzgjedhjen e meshkujve, Shadije Pllana – Hoti, që në këtë masakër ka të vrarë burrin e dy vëllezërit, thotë që e bën pikërisht fqinjët e tyre serbë.

    Edhe Shadija, i ka të freskëta kujtimet e asaj dite.

    E 6 muaj me vonë, trupat e 31 të vrarëve, do të gjindeshin brenda një varri masiv në Vidomiriq të Mitrovicës

    E gjithë këtë aksion kundër shqiptarëve, sipas dëshmitarëve, e udhëhoqi ish-politikani i vrarë serb, Oliver Ivanovic.

    Madje, veprimet e tij atë ditë, banorët i kanë ende të freskëta.

    Në këtë masakër, morën pjesë tri njësite të forcave serbe, në mesin e tyre, edhe njësiti paramilitar i njohur si Frenkit.

    Ndërsa në vendin ku u ekzekutuan 31 shqiptarët, është vendosur kjo pllakë përkujtimore në nderim të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark