×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ekziston rreziku për përshkallëzim të situatës në veri”

    Insajderi
    31 October 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli thotë se gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

    Këto deklarata ai i bëri në emisionin “Respublika” në teksa foli për shkallëzimini e vendimit të Qeverisë për konvertimin e targave ilegale në ato “RKS”.

    Sipas tij, mundësitë për përshkallëzim ekzistojnë përderisa Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj dhe mundohet me forma të ndryshme ta prishë stabilitetin.

    “Rreziku për përshkallëzim ekziston gjithmonë derisa Serbia e kondsideorn Kosovën si pjesë të saj, nuk heq dorë mundohet që me forma të ndryshme të minon stabilitetin, ngritë tensione. Ju e dini që nënkryetari i LS-së, është Milan Radoiçiq që është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ai çdo ditë takohet me Vuçiqin edhe krerët shtetërorë të Serbisë. Prandaj një bashkëpunim u ngushtë i Vuçiqit, Serbisë zyrtare me njerëz të kalibrit kriminal si Radoiçiq, Veselinoviq nënkupton se ata do të shfrytëzojnë sa më shumë këtë potencial negativ të njerëzit e lidhur me krimin e korrupsionin e kontrabandën në veri”, tha ai.

    Tutje, Dugolli theksoi se organet e sigurisë vazhdimisht po mbledhin informacione rreth këtyre grupeve kriminale në veri dhe që ata të identifikohen sa më parë.

    “Shteti i Kosovës, organet e sigurisë janë duke mbledhë informacione duke krijuar edhe databazë për grupet e caktuara për njerëz të identifikuar që kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët serbë. Organet e rendit edhe në një moment të caktuar kur ato e shohin të nevojshme edhe domosdoshme intervenimin me siguri që kriminelët nuk do të kenë komoditet të ishin të lirë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark