×
  • Sport
  • Sport

    El Clasico do të luhet përsëri në Amerikë, konfirmohet data e ndeshjes

    Insajderi
    19 March 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    The Soccer Champions Tour tashmë ka bërë të ditur datat e ndeshjeve që do të zhvillohet gjatë parasezonit, ku si zakonisht do të luhet ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje do të luhet në New Jersey, stadium i cili do të jetë nikoqir i finales së Copa America.

    Real Madridi dhe Barcelona do të takohen më datë 3 gusht në ‘MetLife Stadium’, që ka kapacitet prej 82,500 mijë spektatorësh dhe do të jetë nikoqire e Copa Americas dhe finales së Kupës së Botës 2026.

    ‘El Clasico’ tashmë ishte zhvilluar edhe verën e kaluar në qytetin e Teksasit, sfidë e cila përfundoi me fitore të Barcelonës me rezultat 3-0. Blaugranasit gjithashtu mposhtën Real Madridin edhe në 2022, duke marrë një fitore me rezultat minimal 1-0 në Las Vegas falë golit të Raphinhas.

    Në këtë garë do të marrin pjesë ekipe si Milan, Manchester City, Chelsea, Barcelona dhe Real Madridi, ku ndeshjet do të luhen në gjashtë stadiume të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Barcelona do ta nis këtë kampanjë me ndeshjen ndaj Manchester Cityt (30 korrik) ndërsa vetëm një ditë më vonë Real Madridi do të përballet me Milanin në qytetin e Çikagos.

    Pas ndeshjes me Real Madridin, të besuarit e Xavit do të përballen me Milanin, ndërsa ata të Ancelottit do të kenë punë me Chelsean.

    Përndryshe, kjo garë do të nis me ndeshjen Manchester City-Milan që do të luhet më datë 27 korrik në qytetin e New Yorkut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark