Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi i është kundërpërgjigjur deputeti të PDK-së, Memli Krasniqi se Erden Atiq nuk ndodhet në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Ministri ka thënë se Atiq po e kryen punën në komunë e që deklaratat e deputetit nuk qëndron.
“Erdeni është në zyre të komunës dhe çdo ditë duke qeverisë, ai objekt është komuna e Mitrovicës. Ai është në zyre. Ai bëri edhe një kërkesë legjitime kërkojë prej ZRrE-së që të faturohet rryma kërkesa e njëjtë u pamundësua për dy kryetarët…”, u shpreh ai.
Deputeti Krasniqi i cili e akuzoi ministrin Krasniqi për frikacak, meqë kishte të ngjitur pancir kur erdhi në Veri, ky i fundit i grupin e hip hopit pjesë e të cilit ishte Memli Kransiqi.
“Deputeti Krasniqi nuk është këtu foli për pancirin, për trimërinë e Memlit e kemi mësu me “Ritmin e Rrugës” tjetër nuk kam çka me thënë më shumë”, tha ministri përcjell Insajderi.