×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Memli Krasniqi pyet Kurtin: Pse s’po e qon Erden Atiqin në komunën e Mitrovicës së Veriut?

    Insajderi
    02 June 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pyetur kryeministrin Kurti pse nuk e ka dërguar kryetarin e Mitrovicës së Veriut që vije nga radhët e LVV-së në objektin e komunës, shkruan Insajderi.

    Krasniqi ka insistuar se Atiq është dërguar në Lagjen e Boshnjakëve, në zyre dytësore.

    “Pse spe qon Erden Atiqin në komunë, pse more po i rren të madh e të vogël. Po Erden Atiqi është në zyrën e Ardijana Hoxhiqit o zotni, qeveritë tona e kanë maru atë zyrë ndërlidhëse. Hajde merri për dore Xhelal Sveçlën me kaqkete, Elbert Kransiqin me pancir edhe ti e hajde të shkojmë te qojmë Erden Atiiqin në Mitrovicë të Veriut, qytet ku është komuna nuk është në mahall të Boshnjakëve as Qabër”.

    “Ti Veriun e ke pa kur je shku me 40 policë të kanë dërgu ty e Vjosa Osmanin se ju nuk guxoni me shku aty”, tha tutje ai përcjell Insajderi.

    Sipas tij propaganda e Kurtit nuk do ta rregullojë situatën në Veri.

    “Për Oso Kukën leje ato pallavra, nuk është pezhorativ është faktike. Mos boni hajgare me institucione…Ti je kryeministër edhe duhet me u sill si i tillë…ky ka me u tërhek qysh u tërhek gjith. Neve ka me na mbet fatura me pagu”, deklaroi kryetari i PDK-së.

    Tutje ai e pyeti kryeministri se si ndihet që i është ndalur të shkel në SHBA. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark