Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas publikimit të videos ku një e mitur lëmoshkërkuese nga radhët e komuniteteve largohet dhunshëm nga një lokal.
Krasniqi ka thënë se kjo ngjarje është shqetësuese dhe e papranueshme.
Postimi i plotë:
Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë.
Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë! /Insajderi