×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eskalon Peci me një varg akuzash- Pacollin e quan politikan i Kremlinit, sulmon “rugovistët” e Hashimit

    Insajderi
    25 December 2022 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas videos së publikuar sot. Në video shihet teksa Peci, nuk reagon kur një kamarier i një lokali largon dhunshëm në prezencë të tij, një të mitur lëmoshkërkuese.

    Peci ka thënë se distancohet nga çdo akt që përcjellë dhunë, por që nuk është përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore, përcjell Insajderi.

    “I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali. Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”, ka shkruar Peci.

    Në postimin e tij, ai e ka quajtur Behgjet Pacollin “politikan të Kremlinit”, pasi ky i fundit reagoi kundër Pecit.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark