×
  • Lajme
  • Lajme

    Elbert Krasniqi: Veriu nuk do të ketë më kryetarë që i shërbejnë grupeve kriminale

    Insajderi
    19 May 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet të marrë sot zyrtarisht detyrën, betimi i kryetarit të ri pritet të bëhet nga ora 11:00.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, para betimit të kryetarit ka thënë se në komunat veriore deri tani ka pasur kryetar që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të grupeve kriminale.

    Sot kryetari jep betimin dhe fillon detyrën në shërbim të qytetarëve me përmbushje të mandatit të tij ligjor dhe kushtetues. Si Qeveri jemi të përkushtuar që me bashkëpunu me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe sidomos me këto komunat në veri, ku për një kohë të gjatë kryetarët nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve por në shërbim të grupeve kriminale. Jam shumë i lumtur si ministër që më në fund kemi një kryetar që do të angazhohet në baza ditore për përmirësimin e jetës qytetare pa dallim etnie”, ka deklaruar ai për Telegrafin.

    Ministri Krasniqi mes tjerash tha se janë përkujdesur për të gjitha pjesët administrative, teksa shtoi se presin që gjatë ditëve në vazhdim të caktojnë edhe seancat për konstituimin e tri kuvendeve tjera në veri brenda afateve ligjore.

    Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark