Insajderi
Lajme

Elezi: Ka nisur edhe numërimi i votave me postë

Insajderi
12 June 2026 - 21:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elezi: Ka nisur edhe numërimi i votave me postë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se tashmë ka nisur edhe numërimi i votave me postë. Kjo krahas numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike që ndodhet drejt fundit.

“Derisa po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, ku deri më tani (e premte, 12 qershor, ora 21:00) janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovësë”, ka deklaruar Elezi.

“Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit. Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi.”, ka shtuar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark