Insajderi
Lajme

Elisa Spiropali takon Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë, procesi duhet të mbyllet me drejtësi historike

Insajderi
03 November 2025 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elisa Spiropali takon Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë, procesi duhet të mbyllet me drejtësi historike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, për të cilin tha se e gjeti në gjendje të mirë duke “ndjekur zhvillimet në Shqipëri e Kosovë”.

Në një prononcim pas vizitës në Hagë, Spiropali tha:

“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të qeverisë shqiptare dhe besoj gjithë popullit shqiptar. Edhe tre luftëtarëve të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit…”

“Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë… Ndiqte zhvillimet në Shqipëri e Kosovë me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, shtoi ministrja.

Ajo uron për një epilog me drejtësi historike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark