Insajderi
Botë

Elon Musk ndërron emrin në Twitter pas kërcënimeve nga Ramzan Kadyrov

Insajderi
16 March 2022 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elon Musk ndërron emrin në Twitter pas kërcënimeve nga Ramzan Kadyrov
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elon Musk ndryshoi emrin e tij në Twitter.

Gjithçka filloi kur themeluesi i SpaceX dhe Tesla e ftoi Vladimir Putinin përmes Twitter në një duel nga i cili fituesi do të largohet me Ukrainën.

Putini e injoroi atë, por mori një përgjigje nga  lideri famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov i cili e këshilloi të mos kapet me Putinin.

“Faleminderit për ofertën, por një stërvitje e tillë e mrekullueshme do të më jepte shumë përparësi. Nëse ai është i frikësuar, unë do të përdor vetëm dorën e majtë. Dhe nuk jam majtak”, shkroi Musk në Twitter.

Pas kësaj, Elon Musk e bëri emrin Elona Musk në Twitter.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark