×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    Elon Musk shet 3.6 miliardë dollarë aksione në Tesla

    Insajderi
    15 December 2022 - 09:07

    Multimiliarderi Elon Musk ka shitur 22 milionë aksione të reja që kapin vlerën e 3.58 miliardë dollarëve në prodhuesin e veturave elektrike, Tesla, shkruan BBC.

    Aksionet u shitën të hënën, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, sipas një dosjeje në një rregullator financiar amerikan.

    Në total, Musk ka shitur 40 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit të fundit.

    Gjatë kësaj jave, Musku humbi pozitën si njeriu më i pasur në botë.

    Arsyet e shitjeve të aksioneve të Teslas nuk dihen.

    Ai mbetet aksioneri më i madh i Tesla me 13.4% të aksioneve, sipas ofruesit të të dhënave të tregut financiar Refinitiv.

    Tesla është një nga komapnitë me performancën më të keqe midis prodhuesve të mëdhenj të veturave dhe kompanive të teknologjisë këtë vit, pasi investitorët shqetësohen se blerja e Twitterit nga Musku po e largon vëmendjen e tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark