Elon Musk iu turr Twitterit gjatë ditës së sotme pasi mori rezultate të përziera pasi u testuar për Covid-19.
Musk deklaroi se ishte testuar katër herë për koronavirus pasi kishte pasur simptoma dhe ethe të zakonshme. Ai kishte përdorur testimin rapid antigen: dy testime i dolën pozitive dhe dy testime i dolën negative.
Ai po ashtu po pret rezultatet nga dy teste PCR por rezultatet nuk do të dihen për 24 orë, shkruan The Verge.
Testet e Antigenit funksionojnë duke detektuar proteinat e vogla mbi supërfaqen e koronavirusit, ndërsa testet më të sakta PCR kërkojnë vetë virusin.
Sipas Administratës së Ilaçeve dhe Ushqimeve “rezultatet pozitive nga testet antigjene janë tepër të sakta, por ka shansa që rezultatet negative të jenë false.”
“Një mashtrim ekstrem po ndodh. U testova për covid katër herë sot. Dy teste më erdhën negative, dy tjera pozitive. E njëjta makinë, i njëjti test, e njëjta infermiere.” – shkroi inovatori i famshëm Musk.