×
  • Sport
  • Sport

     Elshani: Dalim fitues ndaj Dritës

    Insajderi
    04 March 2016 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai tha se ndeshja ndaj Hajvalisë duhet harruar pasi aty nuk e kanë paraqitur as njëzet përqindëshin e tyre, por beson se do të jetë ndryshe në Gjilan.

    “Sigurisht, së pari e kemi harruar humbjen me Hajvalinë, pasi që unë mendoj se atje se kemi paraqitur as 20 përqindëshin tonë, sepse potenciali ynë është shumë më i madh se sa që kemi shfaqur edhe në Kupë ndaj Istogut, dhe vetëm duke e përsëritur atë ndeshje me atë maksimum, ne do të dalim fitues nga ndeshja me Dritën”, ka thënë mesfushori, Elshani për faqen zyrtare të klubit, njofton Insajderi.

    Drita dhe Prishtina ndeshën të shtunën në stadiumin e qytetit në Gjilan, duke filluar prej orës 13:30. Të dyja skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës dhe kanë nevojë për pikë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark