Elshani: Deri tani 645 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Elshani: Deri tani 645 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

    Insajderi
    06 November 2023 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë 645 vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani në RTK theksoi se interesimi është gjithnjë në rritje e sipër.

    “Qytetarët kanë filluar me të madhe të regjistrojnë automjetet e tyre. Sot i kishim 174 automjete të cilat janë regjistruar në RKS, ndërkaq totali që nga fillimi i nëntorit e deri tani është 645 automjete”, ka thënë Elshani.

    Ai ka thënë se përveç për të shtunën e ardhshme, e cila është ditë pune për shkak të procesit, është duke u diskutuar që edhe e diela të jetë në dispozicion të qytetarëve për ndërrim targash.

    Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark