Elvana Gjata para disa muajsh ka publikuar albumin e saj të ri “Çelu” i cili u prit mirë nga fansat e këngëtares.
Gjata ka vazhduar që ta shpërndaj këtë album si dhuratë për shumë fytyra të njohura publike, ku të përzgjedhur nga këngëtarja janë edhe Ramush Hardinaj me bashkëshorten e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.
“Elvana Gjata na nderoi duke na e dhuruar nje album me plot dashuri qe vetem ajo di te krijoi!! Faleminderit per cdo emocion, cdo dashuri dhe plot sentiment ne secilin varg te seciles kenge, ka shkruar Anita teksa sjellë foton me këngëtaren.
Kujtojmë se para disa ditësh, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në kabinetin e saj këngëtaren e famshme shqiptare Elvana Gjatën. Këtë e bëri të ditur vetë Elvana përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa foto me Presidenten e Kosovës dhe ka zbuluar se ka i dhuruar kësaj të fundit një kopje të albumit të saj më të ri “Çelu”.