Elvisi ka disa fjalë pas sherrit të mbrëmshëm në emision - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Elvisi ka disa fjalë pas sherrit të mbrëmshëm në emision

    Insajderi
    11 March 2021 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër ‘shpërtheu’ dje në emisionin e dashurisë “PërPuthen” dhe kjo pasi u komentua një foto që Elvisi e kishte postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, nëpërmjet të cilit i kishte dalë në mbrojtje Atdheut dhe kundër Antonelës.

    “Ka dy lloj mostrash në këtë botë,

    1- Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.

    2- Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

    Për këtë të dytën jam më i sigurt”, kishte shkruar Elvisi në postim përkrah fotos së një litari.

    Pas kësaj, ishte opinionisti Arjan Konimi që iu kthye me tone të larta Elvisit, duke kërkuar madje përjashtimin e tij nga emisioni.

    Pas këtij debati, Elvisi ka reaguar me një tjetër postim në Instagram, ku thotë se postimi i tij i parë, që nxiti debat, është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është manipuluar qëllimisht nga Antonela.

    Ai u ka kërkuar falje të gjitha vajzave që mund të jenë prekur nga ai postim, duke shtuar se nëse do të kishte qenë me të vërtetë maksilist, do ta kishte treguar prej kohësh.

    “Abuzuesit seksual janë mostra. Pedofilat janë mostra. Dhunuesit e femrave janë mostra. (merr frymë thellë…) njerëzit që bëjnë akuza fallco (false accusations) janë mostra dhe të gjithë këta duhen dënuar, sipas ligjit, sipas moralit. Kjo ka qenë ajo që kam dashur të shpreh në storyn e ditës së dielë. Nëse kjo duket e gabuar se di më ça duket e drejtë në këtë vend.

    Por nga goja e fajtorit del gjithmonë ajo që e bën të ndihet më pak fajtor, për pasojë i gjithë mesazhi im është manipuluar dhe shtrembëruar duke dal unë papritur si maskilist, si abuzues, si sulmues i femrave, pas 5 muajsh që kishit mendim komplet tjetër për mua.

    Nëse ajo që postova të dielën do të ishte aq e rëndë dhe mizore sa u bë sot, do kishin reaguar shumë të tjerë para Antonelës. S’kam marrë asnjë reagim negativ atë ditë, sepse askush nuk do e shpërfytyronte veten në ekran për vëmendje publiku. Jo çdo lot para kameras është lot. Çdo femre që është ndjerë e prekur nga postimi im të dielën, i kërkoj falje të përzemërt.

    Por, nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”, shkroi Elvisi mbrëmë.

    Ndërsa ende produksioni i emisionit nuk ka marrë ndonjë vendim për largimi apo jo të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark