×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Elza Ujkani rrëfehet pasi u godit nga kulmi i komunës së Prishtinës: Po shkoja në punë si çdo ditë tjetër

    Insajderi
    25 March 2024 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elza Ujkani, vajza e cila u godit rëndë nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës, ka sjellur në detaje se si i kishte ndodhur lëndimi ditën e 16 janarit.

    Elza përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka treguar se atë ditë ishte nisur të shkonte në punë, so çdo ditë tjetër.

    “Po shkoja në punë si çdo ditë tjeter, dhe për një moment çuditërisht… një zhurmë që më ndali dëgjimin, një dritë që mi mbylli sytë, një erë që e nuhata me të gjithe qënien time”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka përshkruar në detaje, kur ishte dërguar me ambulancë në spital.

    “Po mundohesha të qëndroja e vetëdijshme, ndërsa ndjeja një errësirë të pakuptueshme që më rrethonte. Ende nuk po e kuptoja se çfarë ka ndodhur! Nuk kisha frikë, vetëm prisja që errësira te largohej… Pas pak… zhurma e ambulances, ato rrotat e shtratit qe po më dërgonin në spital, me dukej se herë pas here po me zgjonin nga gjumi, nga i cili nuk po mund të zgjohesha”.

    Përgjatë rrëfimit të saj, Elza ka treguar se sot me 25 mars, ka dal nga spitali. Ndërkohë që ka publikuar edhe dy foto të saj në spital.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark