×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Emërimi i kundërligjshëm në MINT, reagon Krasniqi: Vazale e përbetuar e…

    Insajderi
    08 March 2024 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pushteti ka shpërblyer Fexhrie Salihun në pozitën e zëvëndësueses së Kryesinpsektores së Inspektoratit të tregut në Ministrinë e Industrisë. Ministrja Hajdari pavarësisht se Salihu ka ushtruar detyrën e kryesueses së komisionit disiplinor e gëzoi atë edhe me një pozitë sot.

    Për emërimin e saj ka reaguar Arian Krasniqi i cili përmes një postimi në facebook ka thënë se Salihu u shpërblye me këtë pozitë pasi me devotshmëri i ka shërbyer instruksioneve te saja politike për largim nga puna të zyrtareve të kësaj Ministrie.

    “Kete padyshim e ka bere si kundërshpërblime qe me devotshmëri i ka shërbyer instruksioneve te saja politike per largim nga puna te zyrtareve te kësaj Ministrie, pa asnjë baze ligjore. Ne ketë ndëshkim politik pasoj kam bartur edhe unë duke nxjerrur vendim per largim nga shërbimi civil, vetëm pse kam shprehur bindjet e mija me kritike racionale e objektive ne te miren e vendit, dhe e kam cilësuar KM mashtrues, cdo here pas orarit zyrtar te punës”, ka shkruar Krasniqi i cili ishte larguar nga Komisioni Disiplinor me vendimin e Salihut.

    I njëjti e ka quajtur Salihun joprofesionale dhe vazale të përbetuar të pushteteve.

    “Nje zyrtare tersisht jo profesionale, vazale e perbetuar e pushteteve, duke arritur apetitet e saja nga te gjithe me radhe, e duke prekur majen e kesaj te arriture me VV’ne ne pushtet, shperblehet pse ka ndeshkuar zyrtare te pergjegjshem e profesional”, ka shkruar ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    Kryesuesja e Komisionit Disiplinor ne MINT qenka shperblyer nga Ministrja Hajdari me nje nga pozicionet me te rendesishme aty. Kete padyshim e ka bere si kundershperblim qe me devotshmeri i ka sherbyer instruksioneve te saja politike per largim nga puna te zyrtareve te kesaj Ministrie, pa asnje baze ligjore. Ne kete ndeshkim politik pasoj kam bartur edhe une duke nxjerrur vendim per largim nga sherbimi civil, vetem pse kam shprehur bindjet e mija me kritike racionale e objektive ne te miren e vendit, dhe e kam cilesuar KM mashtrues, cdo here pas orarit zyrtar te punes.

    Nje e tille mendesi ndeshkuese nuk ka ndodhur asnjehere nga pushtetet. Dhe per me keq duke mos zgjedhur as mjet e as metode. Nje zyrtare tersisht jo profesionale, vazale e perbetuar e pushteteve, duke arritur apetitet e saja nga te gjithe me radhe, e duke prekur majen e kesaj te arriture me VV’ne ne pushtet, shperblehet pse ka ndeshkuar zyrtare te pergjegjshem e profesional.

    Me LDK’ne ishte praktikante, me Nismen inspektore, ndersa me VV’ne Kryeinspektore.

    Fatkeqesia institucionale ka kaluar tjeter nivel. Urojme te mos kete jete te gjate.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark