Emilia Redzepi del kundër Albin Kurtit, shkak marrëveshja me Duda Baljen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilia Redzepi del kundër Albin Kurtit, shkak marrëveshja me Duda Baljen

    Insajderi
    14 April 2025 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një natë para mbajtjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, lideri i partisë që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurti vazhdon të jetë nën ethe, shkruan Insajderi

    Kur kanë mbetur disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, VV duket se ka humbur një votë.

    Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se, Emilia Redzepi nuk do të votojë kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje.

    Redzepi është indinjuar nga marrëveshja e sotme e Kurtit që ka arritur me Duda Baljen, të cilës thuhet se i ka premtuar postin e ministres.

    Redzepin nuk e ka mohuar një informacion të tillë.

    “Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë”, ka thënë ajo për Indeksonline.

    Në rast se Redzepi e partisë boshnjake nuk e voton, Kurti në asnjë matematikë nuk do të mund të zgjedhë nesër kryeparlamentarin e ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark