Emina Çunmulaj reagon pasi Qeveria e Malit të Zi ndërroi kufirin e Tuzit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Emina Çunmulaj reagon pasi Qeveria e Malit të Zi ndërroi kufirin e Tuzit

    Insajderi
    24 March 2021 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme (e martë), kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në këtë shtet, duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.

    Nik Gjeloshaj, përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook, e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar këtë veprim, duke shtuar se do ta kundërshtojnë atë me forcë.

    Tutje, Gjeloshaj ka potencuar edhe se Qeveria e Malit të Zi ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën e Tuzit, ndonëse mjetet i takojnë sipas ligjit.

    Pas këtij skandali ka reaguar edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Çunmulaj, përmes një video të shpërndarë në InstaStory, ka shkruar se ajo e kishte potencuar vet kur kishte ardhur enkas nga Amerika për të votuar në zgjedhjet në Mal të Zi, që komuniteti shqiptar të votonte kandidatët bashkëkombës të tyre.

    “Shokuese, Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet…ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë…tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet dhe më në fund traditën”, ka shkruar Emina.

    Modelja shqiptare përndryshe ishte shprehur shumë entuziaste në Zgjedhjet Parlamentare të 31 gushtit në Mal të Zi, kur kishte ardhur për të votuar.

    “Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’”, ishte shprehur ndër të tjerash ajo. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark