Emisari amerikan: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit, nis me krijimin e Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emisari amerikan: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit, nis me krijimin e Asociacionit

    Insajderi
    03 May 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim virtual me gazetarët, ka folur për takimin e djeshëm në Bruksel.

    Escobar ka thënë se implementimi i marrëveshjes së arritur në Ohër, fillon me themelimin e Asociacionit.

    “Para takimit të djeshëm në Bruksel kemi diskutuar për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër. Implementimi i saj fillon me themelimin e Asociacionit”, tha Escobar.

    Lexo edhe:

    Ai shtoi se tani në javët e ardhshme do të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve dhe është koha që të lëvizim përpara.

    “Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë të ecim përpara me këtë”, tha Escobar.

    Liderët e Kosovës dhe Serbisë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark