Pas zhvillimeve në veri Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar sot me Komandantin e KFOR’it, Angelo Mikele Ristuccia.
Sarrazin ka thënë se e dënojnë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në objektet komunale.
“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me @EULEXKosovo #KFOR, Qeverinë e Kosovës, Serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme”, ka shkruar Sarrazin.
Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar mënjeherë marrëveshjet e arritura.
“Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi të plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçakun në përpjekjet e tij”, tha ai.
Sarrazin do të takohet edhe me Kurtin nga ora 10:00. Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm dhe se i kupton shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet e djeshme në veri, por se çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve.