Emmerson i shqetësuar për dokumentin që lidhet me lirimin e Veselit: Të përkthehet urgjentisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Emmerson i shqetësuar për dokumentin që lidhet me lirimin e Veselit: Të përkthehet urgjentisht

    Insajderi
    29 October 2021 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në seancën e sotme ka folur për një dokument që është jetik  për lirimin e klientit të tij nga paraburgimi.

    Emmerson ka thënë se ka shqetësimin që ai dokument të përkthehet sa më shpejtë.

    “Për momentin jam i shqetësuar për vetëm një dokument. Dua të sigurohem që ju i nderuar gjykatës duhet ta dijnë për çka është fjala. Është një dokument që është marrë të mërkurën më 27. Kam frikë që data 10 nëntor është një periudhë shumë e gjatë. Është një dokument që lidhet me lirimin e klientit tim. Unë e kam lexuar në anglisht dhe është më urgjencë parësore”, tha ai.

    Tutje, aty u fol edhe për përmbajtjen e dokumentit e cila është konfidenciale sipas avokatit.

    “Është përmbajtja e dokumentit dhe kërkesës që përmban dokumenti të cilat janë konfidenciale. Por përmbajtja e përgjigjes janë konfidenciale. Nuk janë vetëm dy dokumente, ka pasur përgjigje, pastaj kërkesa dhe të njëjtat janë përkthyer. A mund të na sqaroni nëse identiteti të cilit i është dërguar kjo kërkesë është konfidencial?”, tha Emmerson.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark