×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emrat e personave që u arrestuan në Podujevë, dyshohen për vrasje në tentativë

    Insajderi
    06 July 2023 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë, në Podujevë.

    Sipas policisë tre persona janë përleshur mes veti. Ata gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor.

    Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë:

    • Xhevdet Sogojeva 40-vjeçar
    • Driton Sogojeva 47-vjeçar
    • Bejtullah Sogojeva 59-vjeçar

    Sipas këtyre burimeve, Dritoni është dërguar atje me plagë në gjoks, pasi dyshohet se ishte goditur me mjet të mprehtë.

    Pas dhënies së ndihmës mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë, mirëpo po vazhdon trajtimin e tij nën përkujdesjen e mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, pasi kanë marrë informacione se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

    Aty janë gjetur dhe sekuestruar një armë me municion, një gëzhojë dhe një tërfurk, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes mes të dyshuarve.

    Të dyshuarit janë arrestuar, përfshirë edhe të plagosurin, i cili ndodhet në QKUK nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

    Motivet që çuan deri te kjo ngjarje janë ende të panjohura, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’ dhe Bejtullah Sogojeva është dërguar në mbajtje. Veprimet tjera hetimore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark