×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Emrat | Si funksionoi grupi që tjetërsoi tokën e shtetit prapa ngrohtores në Gjakovë

    Insajderi
    14 February 2024 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës se kaluar kishte ngritur aktakuzë ndaj katër personave, ata dyshohen se kanë tjetërsuar tokën që ndodhet prapa ngrohtores në Gjakovë. Insajderi kishte raportuar për dy nga emrat që i është ngritur aktakuzë, ndërsa tashmë ka siguruar listën e plotë.

    Sipas aktakuzës ata dyshohen për ’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. 

    Kush janë zyrtarët që i është ngritur aktakuzë?

    Gazeta Insajderi ka siguruar listën e personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë: Genc Pozhegu, biznesmen, Gjevalin Nikollbibaj, drejtor i kadastrës, Valon Islamaj zyrtar ligjor i kadastrës, Mujë Shabani, ish kryetar i Komisioni komunal në Gjakovë dhe një serb.

    Siç mëson Insajderi grupi që i është ngritur aktakuzë dyshohen për tjetërsim të tokës që ndodhet afër ngrohtores në Gjakovë.

    Si funksionoi grupi qe tjetërsoi token e shtetit prapa ngrohtores në Gjakovë?

    Gjevalin Nikollbiba siç merr vesh Gazeta Insajderi është Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjakovë. Ndërsa Genc Pozhegu është biznesmen.

    Sipas aktakuzës ai ka uzurpuar disa prona me të cilat administron Agjencia Kosovare e Privatizimit.

    I pandehuri Genc Pozhegu që nga viti 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dy parcela kadastrale, njëra në sipërfaqe prej 14357 m² dhe tjetra në sipërfaqe prej 8859 m², pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka shfrytëzuar këto prona duke ndërtuar 3 objekte dhe duke vendosur një kontejner, pa ndonjë bazë të vlefshme juridike”, thuhet në aktakuzë.

    Ndërsa tre zyrtarët, Valon Islamaj si zyrtar ligjor, Mujë Shabani në cilësinë e Kryetarit të Komisionit, dhe Gjevalin Nikollbiba si Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, dyshohet se me qëllim që të përfitojnë pasuri kanë mundësuar bartjen e pronës kundërligjshëm.

    Të pandehurit V.I. dhe M.SH., në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komasacion nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, si dhe i pandehuri Gj.N., në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke qenë në dijeni se parcelat e sipërshënuara janë pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri V.I., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke u bazuar në kërkesën e tij verbale”, thuhet tutje në njoftim.

    Sipas aktakuzës Mujë Shabani i ka mundësuar palës A.N bartjen e pronës në emër të tij ndërsa Gjevalin Nikollbiba i ka mundësuar biznesmenit Genc Pozhegu bartjen e pronës në emër të tij.

    “I pandehuri M.SH., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim, si dhe duke përpiluar dhe nënshkruar kopjen e planit për parcelën, ndërsa, i pandehuri Gj.N., i ka mundësuar të pandehurit G.P. bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim me të cilin të njëjtit i aprovohet kërkesa për bartjen në pronësi të parcelave”./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark